PriBank dhe Privatësia


PriBank vlerëson privatësinë tuaj dhe është e përkushtuar për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Ne kemi hartuar këtë deklaratë për ta bërë më të lehtë qasjen në të gjithë informacionin që ju nevojitet lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale.

Premtimi ynë për Privatësinë

PriBank ka të bëjë me marrëdhëniet me njerëzit – me klientët tanë, kolegët tanë, dhe partnerët tanë të biznesit. Secila prej këtyre marrëdhënieve është ndërtuar mbi besimin – një besim që ne e fitojmë duke mbrojtur informacionin dhe privatësinë tuaj. Mënyra se si ne përdorim të dhënat tuaja varet nga natyra e marrëdhënies sonë me ju.

Ne ju sigurojmë se:

  • Të dhënat personale të i trajtojmë në mënyrë të drejtë, ligjshme dhe transparente
  • Të përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm për qëllimet që kemi deklaruar
  • Të përpunojmë vetëm ato të dhëna personale që na nevojiten për të përmbushur qëllimin e deklaruar
  • Të përpunojmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa kemi marrëdhënie afariste me ju dhe për aq kohë sa është ligjërisht e lejuar
  • Të kujdesemi për privatësinë tuaj duke ndërmarrë masat adekuate teknike dhe organizative

Të ju ofrojmë mundësi të i ushtroni të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave personale

Qëllimi i kësaj Deklarate

Deklarata e Privatësisë e PriBank ka për qëllim të ju ofroj informata të qarta se çfarë të dhëna personale përpunojmë, qëllimin përse i përpunojmë dhe bazën ligjore të përpunimit, kur ju bashkëpunoni me PriBank, qoftë si klient, partner biznesi apo kandidat për punë. Kjo deklaratë e privatësisë vlen për të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara nga PriBank në mënyrë fizike, elektronike, përdorimi i aplikacionit PriBank M-Banking, platformës E-Banking, dhe nga faqja jonë e internetit. Privatësia juaj është e rëndësishme për PriBank prandaj PriBank i trajton të dhënat tuaja me kujdes. Për më tepër, kjo deklaratë përshkruan detyrimet dhe përgjegjësitë tona në lidhje me mbrojtjen e këtyre të dhënave dhe të drejtat e subjekteve të të dhënave personale.

PriBank është e përkushtuar të përmbushë standardet më të larta në drejtim të mbrojtjes së të dhënave personale. Standardet dhe procedurat tona biznesore janë të frymëzuara nga Ligji nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Rregullorja e Bashkimit Europian 2016/679 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“GDPR”), dhe respektimit të të drejtës themelore të mbrojtjes së të dhënave personale të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mënyra se si ne përpunojmë të dhënat personle mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe ne do të përditësojmë këtë deklaratë herë pas here për të pasqyruar praktikat më të mira. Përveç kësaj, ne operojmë me një sërë politika dhe procedura të brendshme që ndërlidhen me këtë Deklaratë. PriBank ka politika dhe procedura të brendshme të cilat rregullojnë konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave personale.

Përkufizimet

Shprehjet e përdorura në këtë deklaratë kanë këto kuptime:

  • E dhënë personale nënkupton çdo informacion që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, mund të identifikojë një person fizik.
  • Përpunim nënkupton çdo veprim ose seri veprimesh që kryhen ndaj të dhënave personale me mjete automatike ose jo, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, publikimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose ofrimi, njësimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi.
  • Kontrollues i të dhënave nënkupton çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat që individualisht ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale.
  • Përpunues i të dhënave nënkupton çdo person fizik ose juridik, nga sektori publik ose privat, i cili përpunon të dhëna personale për dhe në emër të kontrolluesit të të dhënave.
  • Pëlqim i subjektit të të dhënave nënkupton shprehje e lirë e vullnetit të dhënë lirisht, specifik, të informuar dhe të qartë të dëshirave të subjektit të të dhënave nëpërmjet të cilit ai ose ajo, me një deklarim ose me një veprim të qartë pohues, shprehë pëlqimin e tij/saj për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të.

PriBank si Kontrollues i të Dhënave

PriBank është kontrolluesi i të dhënave dhe përgjegjës për përcaktimin e qëllimit lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale të përshkruar në këtë deklaratë të privatësisë.

Më poshtë gjeni detajet e kontaktit për kontrolluesin e të dhënave:

PriBank sh.a.

Lagjia Kalabria, Rr. Sicilia

Prishtina, 10000

Telefon: 0800 74 777

Postë elektronike: [email protected]

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në PriBank

PriBank ka emëruar Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që mbështetet nga anëtarët e ekipit në Departamentin e Pajtueshmërisë së Bankës dhe roli i të cilit përfshinë veprimin si pikë kontakti për individët në lidhje me shqetësimet e tyre rreth mënyrës se si përpunohen të dhënat e tyre.

Ju mund të kontaktoni Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në PriBank:

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

PriBank

Lagjia Kalabria, Rr. Sicilia

Prishtina, 10000 Posta elektronike: [email protected]

Qëllimet dhe baza ligjore e përpunimit të të dhënave personale

Ne do të përpunojmë dhe ndajmë informacionin tuaj vetëm kur është e nevojshme për të kryer aktivitetet tona bankare. Qëllimi kryesor përse ne përpunojmë të dhënat tuaja është i bazuar në kërkesat tuaja ndaj shërbimeve tona, duke përfshirë hapjen e llogarisë bankare, aplikimin për financim me kredi, hapjen e llogarisë së kursimeve, afatizimin e depozitave, lizing, aplikimi për debit dhe kredit kartelë, përdorim të aplikacioneve të bankingut online si E/M-Banking.

Më poshtë kemi përshkruar qëllimet për të cilat PriBank mund të përpunojë të dhënat tuaja.

Për të përmbushur detyrimet kontraktuale

Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale të klientëve të PriBank është dokumentimi, ekzekutimi dhe administrimi i marrëveshjeve të lidhura me Klientin.

Kjo mund të përfshijë përpunimin për:

  1. Të ndërmarrë hapat lidhur me kërkesën e klientit për të lidhur një marrëveshje për produktet apo shërbimet specifike,
  2. Të ekzekutuar transaksione kombëtare dhe ndërkombëtare nëpërmjet insitucioneve dhe sistemeve të pagesave,
  3. Të kryer vlerësime të brendshme të menaxhimit të riskut të kredisë në mënyrë që të përcaktohet se me çfarë kushte dhe cilat shërbime mund të ofrohen,
  4. Vlerësuar dhe përpunuar aplikacionet për produktet ose shërbimet bankare,
  5. Ofruar dhe administruar ato produkte dhe shërbime gjatë gjithë marrëdhënies tuaj me bankën, duke përfshirë hapjen, mirëmbajtjen, mbylljen e llogarive ose produkteve të tjera; mbjedhjen dhe lëshimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm; ekzekutimi i udhëzimeve tuaja; procesuar transaksionet, duke përfshirë transferimin e parave ndërmjet llogarive; kryer pagesa ndaj palëve të treta; ofruar zgjidhje për çdo pyetje ose mos përputhjet dhe administrimin e çdo ndryshimi; telefonatat në qendrën kontaktuese të klientëve, komunikimet përmes postës elektornike apo telefonit celular mund të regjistrohen dhe monitorohen për këto qëllime,
  6. Menaxhuar dhe mbajtur marrëdhëniet tona me ju për shërbimin e vazhdueshëm ndaj klientit,
  7. Të administruar çdo lehtësi kredie apo borxh, duke përfshirë marrëveshjen për opsionet e ripagimit,
  8. Të komunikuar me ju në lidhje me llogarinë(t) tuaj ose produktet dhe shërbimet që merrni nga ne.

Për të përmbushur detyrimet kontraktuale

Në mënyrë që PriBank të jetë në gjendje të demostrojë pajtueshmërinë me obligimet e saj ligjore dhe rregullative, përpunon të dhënat personale.

Kjo mund të përfshijë përpunimin për:

  1. Të konfirmuar identitetin e klientit, për të mbajtur të dhënat personale të sakta dhe të përditësuara dhe korrigjuar këto të dhëna kur janë jo të plota apo të pa përditësuara (KYC),
  2. Të kryer kontrolla dhe për të monitoruar transaksionet me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të krimit dhe për të respektuar ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, mashtrimin, financimin e terrorizmit, miton, korrupsionin. Për këtë qëllim nga ne mund të kërkohet të përpunojmë të dhëna, për të hetuar dhe mbledhur informacione mbi dyshimet për krimet financiare dhe t’i ndajmë këto të dhëna me organet e zbatimit të ligjit,
  3. Të bërë vlerësimin lidhur me kapacitetin financiar për financim me produktet kreditore dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëdhënies, duke përshirë analizimin e të dhënave lidhur me kredinë për raportime të rregullta tek organet rregullatore,
  4. Të ndarë të dhëna me banka të tjera dhe palët e treta për të ndihmuar në kthimin e fondeve që kanë hyrë në llogarinë tuaj si rezultat i një keqpërdorimi nga një pale e tretë,
  5. Ndarë të dhëna me policinë, organet e zbatimit të ligjit, autoritetet tatimore ose agjenci të tjera qeveritare lidhur me parandalimin e mashtrimit ku ne kemi një detyrim ligjor përfshirë raportimin për aktivitetin e dyshimtë dhe pajtueshmërinë dhe respektimin e urdhrave të gjykatës,
  6. Dërgimin e komunikimeve të detyrusheme për klientët siç janë të përcaktuara me rregulloren përkatëse si për shembull kur komunikojmë përditësimet e termave dhe kushteve të përgjithshme apo të produktit dhe shërbimit specifik,
  7. Të bërë hetimin dhe zgjidhjen e ankesave, të korrigjojmë gabimet që mund të ndodhin në llogarinë tuaj apo shërbimin që e shfrytëzoni,
  8. Të menaxhuar çështjet e vazhdueshme rregullatore, hetimet dhe çështjet ligjore,
  9. Të kryer vlerësime dhe analiza të të dhënave të klientëve për qëllime të menaxhimit, përmirësimit dhe rregullimit të cilësisë së të dhënave,
  10. Të hetuar dhe raportuar për incidente ose emegjenca në pronat dhe ambientet e bankës,
  11. Të kordinuar përgjigjiet ndaj incidenteve që pengojnë biznesin dhe për të siguruar që objektet, sistemet dhe njerëzit janë të disponueshmëm për të vazhduar ofrimin e shërbimeve.

Interesat legjitime të Bankës

PriBank mund të përpunojë të dhëna personale për qëllime të interesave legjitime të Bankës.

  1. Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja për qëllim të zhvillimit të përditshëm të aktiviteteve tona të biznesit, për të menaxhuar çështjet financiare dhe për të mbrojtur klientë, punonjësit dhe pronën tonë. Është në interesin tonë të sigurohemi që proceset dhe sistemet tona të funksionojnë në mënyrë efektive dhe se ne mund të vazhdojmë të operojmë me aktivitetet tona.

Kjo mund të përfshijë përpunimin e të dhënave tuaja për:

-të monitoruar, mirëmbajtur dhe përmirësuar proceset e brendshme të biznesit, informacionin dhe të dhënat, teknologjinë dhe komunikimet, zgjidhjet dhe shërbimet,

-të siguruar vazhdimësinë e biznesit dhe rikuperimin nga fatkeqësitë dhe për të ju përgjigjur incidenteve të teknologjisë së informacionit, biznesit dhe emergjencave,

-të ofruar sigurinë e rrjeteve dhe informacionit, duke përfshirë monitorimin e akses kontrollës të përdoruesve të autorizuar në sistemet e teknologjisë tonë të informacionit me qëllim të parandalimit të sulmeve kibernetike, përdorimit të paautorizuar të sistemeve tona dhe faqes së internetit, parandalimin dhe zbulimin e krimit dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale,

-të performuar raportimin e përgjithshëm financiar dhe kontabilitetin tek organet rregullatore,

– të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona legjitime,

– të menaxhuar, monitoruar dhe mbrojtur pronat, degët, punonjësit dhe klientët tanë përmes sistemeve të vëzhgimit me kamerë me qëllim të parandalimit të krimit dhe ndjekjen penale të shkelësve, për identifikimin e incidenteve dhe situatave emergjente,

-të hulumtuar përvojën tuaj me ne dhe për të monitoruar performancën dhe efektivitetin e produkteve dhe shërbimeve tona,

-të kryer analiza nga ankesat e klientëve për qëllime të parandalimit të gabimeve dhe dështimeve të procesit dhe korrigjimit të ndikimeve negative tek klientët,

-të kryer vlerësime të riskut financiar, kreditor dhe operacional,

-të ndajë të dhënat me Regjistrin Kreditor, agjencitë për parandalimin e mashtrimeve dhe zbatimit të ligjit,

-të ndjek debitorët për qëllim të realizimit të borxhit të papaguar,

-të kryer kontrolle, monitorime dhe hetime për të parandaluar dhe zbuluar krimin duke përfshirë pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, mitos, korrupsionit, dhe sanksionet ndërkombëtare. Mund të përfshijë hetimin dhe mbledhjen e informacionit mbi krimet e dyshuara financiare, mashtrimet dhe kërcënime dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet bankave dhe me organet e zbatimit të ligjit dhe regullatorë, -të ju përgjigjur dhe hetuar ankesat e ngritura drejtëpërdrejtë tek ne ose nëpërmjet një pale të tretë si për shembull  përmes një organi rregullatorë.

Pëlqimi juaj

PriBank në disa raste specifike mund të kërkojë pëlqimin e klientit për të përpunuar të dhënat personale. Para se të marrim pëlqimin e klientit për përpunimin e të dhënave personale PriBank do të jap informacionet për qëllimin e përpunimit të të dhënave. Kur të dhënat peronale përpunohen mbi bazën e pëlqimit, klienti ka të drejtën në çdo kohë të kërkojë tërheqjen e pëlqimit dhe klienti do të njoftohet për çdo pasojë të tërheqjes së pëlqimit.

Mbledhja dhe kategoritë e të dhënave personale

Të dhënat personale mund të mblidhen drejtpërdrejtë nga Klienti, nga përdorimi i shërbimeve nga Klienti duke përfshirë hapjen e një llogarie bankare, aplikimi për ndonjërën nga produktet tona bankare (kredi, mbitërheqje, depozitë me afat), përdorni shërbimet bankare online përmes E-Banking dhe PriBank Mobile Banking si dhe nga burime të jashtme si të tilla si sistemi i regjistrit të kredive, regjistri pronësor, autoritet publike etj.. për aq sa ligjërisht e kemi të lejuar.

PriBank kryesisht mbledh dhe përpunon të dhëna personale për personat fizikë me të cilët ka lidhur marrëveshje ose me personat fizik që dëshirojnë të lidhin një marrëveshje me PriBank. PriBank gjithashtu mbledh dhe përpunon të dhëna personale nga përfaqësues ligjor, përfaqësues të korporatave, përfituesit e pagesave, vizitorët kalimtar në degët e PriBank.

Ne përdorim të dhënat personale për të ofruar shërbimet tona bankare dhe për të përmirësuar produktet dhe cilësinë tonë duke kryer sondazhe të klientëve dhe analiza të tregut. Të dhënat personale na ndihmojnë gjithashtu për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe për të parandaluar dhe hetuar mashtrimet, si dhe bëjnë të mundur kryerjen e pagesave, vlerësimin e kredisë dhe vlerësimin e rrezikut.

Kategoritë e të Dhënave Personale

Kategoritë e të dhënave personale që PriBank mbledh dhe përpunon janë përshkruar më poshtë, por duke mos u kufizuar vetëm në këto:

Të dhënat identifikuese & kontaktit duke përfshirë emri dhe mbiemri, numri personal i identifikimit, data dhe vendi i lindjes, kombësia, të dhënat në lidhje me dokumentet e identifikimit, statusi FATCA, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit, postën elektronike.

Të dhënat financiare duke përfshirë informata rreth llogarisë, transaksioneve, të ardhurave, historisë kreditore, punësimit, përvojën financiare me banka apo insititucione financiare të tjera, detajeve të pagesave ndërbankare dhe ndërkombëtare, detajeve të përfituesit.

Të dhëna rreth besueshmërisë & kujdesin e duhur nënkupton të dhëna që i mundësojnë PriBank kryerjen e kujdesit të duhur në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe për të siguruar pajtueshmërinë me sanksionet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë qëllimin e marrëdhënies biznesore dhe nëse një klient është i ekspozuar politikisht, si dhe të dhëna mbi prejardhjen e aseteve ose fondeve në lidhje me përfituesit e transaksionit të Klientit dhe aktivitetin e biznesit.

Të dhënat e marra dhe/ose të krijuara lidhur me një detyrim që rrjedh nga ligji nënkupton të dhënat që PriBank mund të i kërkohet të raportojë tek autoritetet, siç janë autoritetet tatimore, gjykatat, agjenci të zbatimit të ligjit duke përfshirë detajet e të ardhurave, kredisë, vërejtjet dhe borxhet.

Të dhënat lidhur me identifikimin online nënkupton të dhënat që PriBank mbledh kur aktivizoni aplikacionin mobil PriBank Mobile Banking dhe përfshinë të dhënat për regjistrimin e shfrytëzuesit si kredencialet e regjistrimit.

Të dhënat e komunikimit & shërbimeve të mbledhura nga Klenti kur viziton degët e PriBank, ATM-të, dhe zona të tjera ku PriBank mund të ofrojë shërbime, ose komunikon me klientin lidhur me ankesat nëpërmjet telefonit, postës elektronike, kutisë së ankesave, rrjeve sociale, të dhëna lidhur me vizitën e klientit në faqet e internetit, dhe aplikacionin mobil të bankingut online.

Të dhënat lidhur me vëzhgimin me kamerë & vizitorëve nënkupton të dhëna të mbledhura nga kamerat e sigurisë të vendosura në pronat dhe objektet e PriBank, dhe të dhënat e mbledhura për vizitorët që hyjnë në objektin e Zyrës Qendrore të PriBank.

Të dhëna lidhur me bashkë-huamarrësit & garantuesit që nuk janë klientë të PriBank nënkupton të dhëna të mbledhura nga individë të cilët mund të mos jenë klient të PriBank, mirëpo janë persona të ndërlidhur me klientët tanë. Të gjitha këto të dhëna mbledhen nga PriBank në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Profilizimi dhe vendimmarrja e automatizuar

Profilizimi i referohet çdo formë të përpunimit automatik të të dhënave personale që konsiston në përdorimin e të dhënave personale për të vlerësuar aspektet personale në lidhje me një person fizik, veçanërisht për të analizuar ose parashikuar disa aspekte në lidhje me gjendjen ekonomike, preferencat dhe interesat personale dhe vendndodhjen e një personi fizik.

Profilizimi mund të përdoret nga PriBank për të analizuar masat për parandalimin e pastrimit të parave dhe financim të terrorizmit si dhe për vendimmarrje të automatizuar individuale siç është vlerësimi për kreditim, menaxhimi i riskut dhe monitorimi i transkasioneve për të parandaluar mashtrimet.

Marketingu i drejtpërdrejtë

PriBank mund të përpunojë të dhënat tuaja personale për qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë për të ju njoftuar lidhur me ofertat dhe kampanjat sa i përket produkteve dhe shërbimeve bankare përmes formave të ndryshme të komunikimit si postë, telefon, postë elektronike. Përpunimi i të dhënave personale për qëllim të marketingut të drejtëpërdrejtë bëhet vetëm nëse ju keni dhënë shprehimisht pëlqimin tuaj. Ju në çdo kohë keni të drejtën të tërhiqni pëlqimin për qëllim të marketingut të drejtëpërdrejtë duke na kontaktuar në 0800 74 777, duke na shkruar në postën elektonike [email protected] apo duke vizituar njërën nga degët e PriBank. Pas tërheqjes së pëlqimit ne nuk do të ju kontaktojmë më për të ju njoftuar me ofertat dhe kampanjat më të reja të PriBank.

Vëzhgimi me kamerë

PriBank ka të instaluar sistemin e vëzhgimit me kamerë në pronat dhe objektet e saj. Vëzhgimi me kamerë nga PriBank bëhet në bazë të interesave legjitime të bankës për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve të saj, për qëllime të sigurisë publike dhe parandalimit dhe zbulimit të krimit. Kamerat e sigurisë janë të vendosura në të gjitha pikat e hyrjes në objektet e Pribank, zonat e pritjes së klientëve, zonat e arkave, zonat e ruajtjes së parave të gatshme, zonat e ATM-ve dhe zonat e serverëve. Të gjitha zonat ku bëhet monitorimi përmes kamerave të sigurisë kanë të vendosura shenjat paralajmëruese.

Pamjet e regjistruara nga vëzhgimi me kamerë do të ruhen deri në 1 (një) muaj, mirëpo në raste specifike mund të ruhen edhe më gjatë për qëllime të legjitime të PriBank.

Përdorimi i aplikacionit PriBank Mobile Banking dhe E-Banking

Për ta bërë më të lehtë menaxhimin e gjendjes së llogarive dhe transaksioneve tuaja bankare, të keni qasje në llogari 24/7, dhe mundësisë për të kryer transaksione vetëm me shtypjen e një butoni, pa pasur nevojë të që fizikisht t’a vizitoni degën, PriBank ka krijuar platformat online E-Banking dhe PriBank Mobile Banking.

Para se të keni të keni qasje në platformat tona online PriBank do të lidhë marrëveshje me klientët e saj për termet dhe kushtet e përdorimit të këtyre platformave online. Në mënyrë që këto platforma të jenë funksionale për ju, PriBank duhet të mbledh dhe përpunojë të dhënat tuaja personale për qëllim të përmbushjes së kontratës lidhur me ofrimin e këtij shërbimi.

Ju mund të kyqeni në aplikacionin mobil PriBank Mobile Banking duke shkarkuar aplikacioni nga sistemet operative mobile si Android dhe iOS.

Kategoritë e marrësve të të dhënave personale dhe transferimi i të dhënave

Punonjësit e PriBank

Në PriBank, të dhënat tuaja personale do të përpunohen nga punonjësit dhe departamentet përkatëse, ata përpunojnë të dhënat tuaja personale për të përmbushur obligimet kontraktuale, ligjore apo rregullative dhe interesat legjitime.

Punonjësit tanë janë trajnuar për çështjet e mbrojtjes së të dhënave dhe respektimit të parimit të konfidencialitetit dhe fshehtësisë bankare.

Përpunuesit e kontraktuar

Të dhënat personale mund të përpunohen për qëllime specifike edhe nga përpunues të kontraktuar nga PriBank, të cilët përpunojnë të dhënat personale sipas udhëzimeve të PriBank. Si përpunues të kontraktuar mund të cilësohen kompani që ofrojnë shërbime të cilat na nevojiten për qëllime të përmbushjes së interesave tona legjitime apo detyrimeve kontraktuale duke përfshirë ofruesit e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, auditorët, këshilltarët ligjor, shërbimet për rikuperim të borxheve, ofruesit e shërbimeve të marketingut, ofruesit e shërbimit për video vëzhgim. Të gjithë përpunuesit të kontraktuar nga PriBank kanë obligime ligjore dhe kontraktuale që të trajtojnë të dhënat tuaja në mënyrë kofidenciale dhe të kenë ndërmarrë masat adekuate për sigurinë e të dhënave që përpunojnë.

Autoritetet shtetërore përkatëse

PriBank respekton ligjet dhe rregulloret në fuqi, andaj në raste të caktuara, nëse ekziston një detyrim ligjor ose rregullator mund të ndajë të dhënat me organet dhe institucionet publike duke përfshirë Bankën Qendrore të Kosovës, Regjistrin e Llogarive Bankare, Regjistrin e Kredive, Gjykatat, Njësinë e Inteligjencës Financiare, Administratën Tatimore, Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (ang. Internal Revenue Service).

Palët e treta

PriBank në mënyrë që të sigurojë dhe ofrojë shërbime sa më cilësore ka nevojë të ndajë disa të dhëna me entitetet si Visa apo Master Card, procesuesit e kartelave për personalizim (kredit dhe debit karta), bankat korrespondente, sistemet ndërkombëtare për pjesën e pagesave dhe menaxhimit të llogarive, sistemet vendore për regjistrim të pengut dhe regjistrim të hipotekës.

Transferimi i të dhënave personale te shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare

PriBank mund të transferojë të dhënat personale jashtë Kosovës në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në rastet kur është e nevojshme të përfshihen insititucionet ndërkombëtare për pagesat dhe tërheqjet e parave të gatshme me kartela të debitore dhe kreditore. Këto institucione apo organizata janë të detyruar të respektojnë standardet europiane të mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave personale.

PriBank do të sigurohet se do të ndërmarr të gjitha masat adekuate organizative apo teknike dhe do të verifikojë vendet e treta ku synon të transferojë të dhënat personale në pajuteshmëri të plotë me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale lidhur me transferimin e të dhënave personale në shtetet tjera apo organizatat ndërkombëtare.

Për sa kohë PriBank i mbanë të dhënat tuaja personale

Duke ju ofruar produkte ose shërbime, ne krijojmë regjistra (në formatin fizik apo elektronik) që përmbajnë informacionin tuaj, varësisht nga marrëdhënia biznesore që ju e krijoni me ne.

Ne meaxhojmë regjistrat tona me informacionin që na keni ofruar ju për të na ndihmuar që të ju shërbejmë klientëve tanë sa më mirë, për të qenë në pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Ruajtja e të dhënave na ndihmon që ne të demostrojmë pranë organeve kompetente ligjore dhe rregullative se ne jemi duke përmbushur përgjegjësitë tona në përputhje me funksionin dhe aktivitetin tonë bankar.

Periudhat e ruajtjes për të dhënat përcaktohen në bazë të natyrës së aktivitetit, qëllimit të përpunimit, llojit të produktit apo shërbimit. Në parim të dhënat tuaja personale do të përpunohen dhe mbahen për aq kohë sa ekziston marrëdhënia afariste me PriBank. Mirëpo ne mund të mbajmë të dhënat tuaja edhe pas përfundimit të marrëdhënies biznesore me PriBank, në qoftë se ligjërisht na kërkohet. Periudhat e ruajtes së të dhënave mund të ndryshohen, varësisht nga kërkesat ligjore dhe rregullatore të cilat na kërkojnë të i mbajmë edhe për një periudhë më të shkurtër ose më të gjatë pas përfundimit të marrëdhënies biznesore me ju.

Ne mund t’i ruajmë informacionet tuaja për periudha më të gjata, veçanërisht kur bazohemi në një urdhër nga gjykata ose një hetim nga organet e zbatimit të ligjit apo rregullatorë, ne nuk mund të i shkatërrojmë ose asgjësojmë të dhënat tuaja. Në këtë mënyrë PriBank sigurohet se do të jetë në gjendje të përdorë të dhënat si provë, nëse ato janë të nevojshme të përdoren si të tilla.

Të drejtat tuaja

Nëse të dhënat tuaja personale përpunohen nga PriBank, ju keni disa të drejta në lidhje me ato të dhëna, të cilat janë të përshkruara në formën përmbledhëse më poshtë.

PriBank mund të kërkojë informacion shtesë nga ju përpara se të i përgjigjet këkesës suaj, për të verifikuar identitetin tuaj.

E drejta për qasje

Ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të të dhënave personale që PriBank mban për ju, si dhe informacione se si përdoren ato.

Zbatueshmëria

Këtë të drejtë ju mund ta ushtroni në çdo kohë, kur PriBank përpunon të dhënat tuaja personale

E drejta për korrigjim

Ju keni të drejtë të kërkoni nga PriBank të korrigjojë të dhënat personale që mbanë për ju kur ato janë të pasakta ose jo të plota.

Zbatueshmëria

Këtë të drejtë ju mund ta ushtroni gjatë gjithë kohës sa PriBank përpunon të dhënat tuaja.

E drejta për t’u harruar

Ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale nga sistemet dhe databazat e PriBank.

Megjithatë kjo e drejtë zbatohet vetëm në rrethana të caktuara (për shembull kur PriBank nuk ka më nevojë për të dhënat personale për qëllimin për të cilin janë mbledhur dhe përpunuar ose kur ju tërhiqni pëlqimin për përpunim të të dhënave tuaja personale dhe kur nuk ka bazë tjetër ligjore për të vazhduar për të përpunuar dhe mbajtur ato të dhëna).

Zbatueshmëria

Kjo e drejtë nuk zbatohet kur të dhënat personale kërkohen për qëllim të përmbushjes së një detyrimi ligjor ose rregullativ të PriBank ose për kryrjen e një detyre me interes publik. Prandaj kjo e drejtë nuk është e zbatueshme në lidhje me shumë nga të dhënat të mbajtura nga PriBank në kryrjen e funksioneve të saj statutore.

E drejta për kufizim të përpunimit

Kjo e drejtë nënkupton se ju keni të drejtën të kufizoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga PriBank. Kur ju e ushtroni këtë të drejtë, PriBank ende ka të drejtën të ruaj të dhënat tuaja personale, mirëpo përdorimi tjetër i të dhënave është i ndaluar, përveç në rrethana të caktuara të kufizuara.

Zbatueshmëria

Ju mund të ushtroni këtë të drejtë nëse zbatohet njëra nga këto rrethana :

Ju kontestoni saktësinë e të dhënave personale të mbajtura për ju dhe PriBank është duke verifikuar saktësinë e këtyre të dhënave.

Të dhënat personale janë përpunuar në mënyrë të paligjshme dhe ju kundërshtoni të ushtroni të drejtë e fshirjes së të dhënave dhe në vend të kësaj kërkoni të ushtroni të drejtën e kufizimit të përpunimit.

PriBank nuk ka më nevojë për të dhënat tuaja personale, por ju keni nevojë për të dhënat në lidhje me një pretendim ligjor.

Ju keni kundërshtuar përpunimin dhe PriBank po shqyrtpn nëse arsyet e saj legjitime i tejkalojnë të drejtat dhe interesat tuaja.

E drejta për transferim të të dhënave

Kjo e drejtë ju lejon të merrni të dhënat tuaja personale në një format që ju mundëson të i transferoni ato të dhëna personale në një institucion tjetër ku PriBank përpunon të dhënat tuaja personale në bazë të pëlqimit ose në përmbushjen e një kontrate. Ju mund të keni të drejtën që të dhënat tuaja personale të transferohen nga ne drejtëpërdrejtë te një institucion tjetër, nëse teknikisht mund të realizohet.

Zbatueshmëria

Kjo e drejtë nuk zbatohet kur kërkohen të dhëna personale për qëllim të përmbushjes së një detyrimi ligjor ose për kryrjen e një detyre për interes publik. Prandaj kjo e drejtë nuk është e zbatueshme në lidhje me shumë nga të dhënat personale të mbajtura nga PriBank në kryrjen e funksioneve të saj statutore.

E drejta për të kundërshtuar përpunimin

Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga PriBank në rrethana të caktuara. Megjithatë, PriBank mund të vazhdojë të përpunojë të dhënat tuaja personale pavarësisht kundërshtimit tuaj, kur ka arsye bindëse legjitime për ta bërë këtë ose kur PriBank duhet të përpunojë të dhënat tuaja personale në lidhje me ndonjë pretendim ligjor.

Zbatueshmëria

Kjo e drejtë është e aplikueshme kur PriBank përpunon të dhënat tuaja personale për të përmbushur një obligim të saj ligjor apo në zbatim të interesave të saj legjitime.

E drejta lidhur me vendimmarrjen e automatizuar individuale dhe profilizimin

Ju keni të drejtë të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale nga PriBank në rrethana të caktuara. Megjithatë, PriBank mund të vazhdojë të përdorë të dhënat tuaja personale, pavarësisht kundërshtimit tuaj, kur ka arsye bindëse legjitime për ta bërë këtë ose ne duhet të përpunojmë të dhënat tuaja personale në lidhje me ndonjë pretendim ligjor.

Zbatueshmëria

Kjo e drejtë zbatohet kur PriBank përpunon të dhënat tuaja personale për ushtrim të interesave të saj legjitime.

E drejta për të tërhequr pëlqimin

Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga PriBank në çdo kohë. Kjo nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit tone para tërheqjes së pëlqimit.

Zbatueshmëria

Kjo e drejtë zbatohet vetëm kur baza e vetme ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi juaj.

E drejta për të paraqitur ankesë te Agjencia për Informim dhe Privatësi

Ju keni të drejtë të paraqitni ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi nëse mendoni se PriBank nuk i ka përpunuar të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Zbatueshmëria

Këtë të drejtë mund ta ushtroni në çdo kohë.

Ju në çdo kohë mund të kontaktoni Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të PriBank për të paraqitur kërkesën për ushtrimin e të drejtave tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave personale në postën elektornike [email protected].

  1. Mos ofrimi i të dhënave personale nga subjekti i të dhënave

Për të lidhur një kontratë, ekzekutuar një urdhër ose për të ju ofruar një produkt specifik ju duhet të siguroni PriBank të dhënat tuaja si pjesë e marrëdhënies së biznesit. Nëse ju nuk na ofroni këto të dhëna, ne nuk mund të ju ofrojmë produktet dhe shërbimet tona dhe nuk do të jemi në gjendje të lidhim një kontratë me ju. Megjithatë, ju nuk jeni të obliguar të jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave në lidhje me të dhënat që nuk janë të rëndësishme për përmbushjen e kontratës ose që nuk kërkohen me ligj apo rregullore.

  1. Përdorimi i cookies – çfarë janë ato

Cookies janë fragmente të vogla teksti të cilat vendosen në kompjuterin apo pajisje të tjera që ju i shfrytëzoni p.sh. telefon mobil të mençur, tablet etj…, nga faqet e internetit që vizitoni. Funksioni kryesor i përdorimit të tyre nga faqet e internetit është që të sigurojnë funksionalitet sa më efikas, ofrojnë siguri më të madhe si dhe pronarëve të faqeve të internetit të ju ofrojnë disa informacione rreth shfrytëzimit të tyre nga ana e vizitorëve, në mënyrë anonime.

Në këtë faqe të internetit www.pribank-ks.com ne përdorim cookies për këto qëllime:

  • Për të ofruar një mjedis të sigurt gjatë shfrytëzimit të produkteve dhe shërbimeve tona të ofruara në këtë faqe të interentit,
  • Për të ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit online dhe për të gjurmuar performancën e kësaj faqe/aplikacionit,
  • Për të na ndihmuar ta bëjmë faqen/aplikacionin tonë më përshtatshëm për ju.

Llojet e cookies

Cookies të nevojshme

Këto cookies janë esenciale për funksionimin e sigurt të faqes sonë të internetit, dhe që ne të ofrojmë një produkt ose shërbim që ju keni kërkuar.

Pa këto cookies, nuk do të mund të ju ofrojmë disa shërbime apo produkte që mund të kërkoni.

Kjo kategori e cookies nuk mund të deaktivizohet.

Këto lloje të cookies përdoret për:

Të ju mundësuar të indentifikoheni në zonat e sigurta të faqes sonë të internetit apo të hyni në aplikacion,

  • Gjurmuar gabimet në faqen dhe aplikacionin tonë dhe na mundëson të raportojmë incidente tek rregullatorët tanë,
  • Të ofruar shërbime interaktive, të tilla si:

– përdorimi i aplikacionit M-banking

– aplikimet online për hapje të llogarisë bankare, aplikim për kredi, Mbitërheqje etj…

  • Për të mbajtur faqen/aplikacionin tonë të sigurt dhe për të mbrojtur nga mashtrimet në internet dhe nga sulmet kibernetike.
  1. Përditësimet e Deklaratës së Privatësisë

PriBank mund të ndryshojë këtë deklaratë të privatësisë, për shembull kur shtojmë veçori të reja në shërbimet apo aktivitetet tona të cilat mund të kenë ndikim në privatësinë e individëve, për shkak të ndryshimeve në ligj ose rregullore. Të gjitha përditësimet do të reflektohen në këtë deklaratë të privatësisë të publikuar në faqen tonë zyrtare të internetit www.pribank-ks.com.