Znj. Naile Selimaj Krasniqi ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, pranë Fakultetit Filologjik (2004). Studimet e nivelit master i ka përfunduar në Universitetin e Kalgarit në Kanada në programin Udhëheqja në Arsim (2007). Tani vazhdon studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Universiteti i Lubjanës, në fushën e komunikimit.
Ka qenë Kryeshefe Ekzekutive e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) nga viti 2006 deri në vitin 2019. Në vitin 2014 dhe 2015 ka ligjëruar në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2003 në 2006 ka udhëhequr Divizionin e Licencimit në Zyrën e Komisionerit të Përkohshëm për Media. Ka shërbyer për periudha të caktuara edhe si eksperte/trajnere për komunikim dhe zhvillim organizativ për organizata të ndryshme që operojnë në Kosovë.
Aktualisht është Kryetare e Fondacionit për të Ardhme Inovative.