Transferet brenda bankës


Transferet brenda bankës

Transferet brenda bankës janë transaksionet që realizohen në mes llogarive të individëve ose bizneseve, që janë klientë të PriBank. Këto transaksione lejojnë lëvizjen e parave nga një llogari bankare në tjetrën, brenda bankës sonë, në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë.

Me transferet brenda bankës, paratë tuaja lëvizin menjëherë dhe ju mund të siguroheni që pagesat dhe transaksionet tuaja janë realizuar në kohë reale.

Ju mund të transferoni paratë nga një llogari në tjetrën brenda PriBank, duke përdorur shërbimet tona elektronike ose duke vizituar njërën nga degët e PriBank.

Transferet kombëtare

Shërbimi i transfereve kombëtare ju lejon të kryeni transaksione në mes të llogarive tuaja apo llogari të tjera në bankat e tjera në Kosovë. Ju mund të transferoni paratë brenda Kosovës në mënyrë efikase dhe të sigurtë, duke shfrytëzuar shërbimet tona elektronike apo edhe duke vizituar njërën nga degët e PriBank.

Informatat që duhet të keni parasysh për realizimin e një transferi kombëtar janë:

– Shuma që do të transferohet

– Numri i llogarisë së përfituesit

– Emërtimi i llogarisë së përfituesit

– Banka përfituese

– Përshkrimi i transaksionit

Transferet ndërkombëtare

Transferet ndërkombëtare në PriBank ju lejojnë të realizoni  transaksione të parave në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë me destinacione në të gjithë botën. Ju mund të transferoni paratë tuaja dhe t’i dërgoni ato në llogaritë bankare të pranuara nga bankat partnere brenda një kohe shumë të shkurtë.

Realizoni transferimin e parave dhe pagesat e ndryshme në mbarë botën përmes PriBank edhe përmes shërbimeve tona elektronike apo edhe duke vizituar njërën nga degët tona.

Urdhërpagesa automatike

Nëse keni shumë pagesa të rregullta dhe doni të shmangni vonesat dhe humbjen e kohës në organizimin e tyre manualisht, urdhërpagesat automatike janë zgjidhja ideale!

Ju mund të planifikoni pagesat tuaja të rregullta në mënyrë që ato të kryhen automatikisht në datat dhe në shumat e përcaktuara brenda PriBank apo edhe në bankat e tjera në Kosovë.
Urdhër pagesat brenda PriBank realizohen pa pagesë!

Për më shumë informata vizitoni njërën nga degët e PriBank apo edhe na kontaktoni në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 74 77 77.

,