FTESË PËR OFERTË


Ref no: 005/10/2026

PriBank i fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:

“Supply of Enterprise Backup Servers”

Kushtet për ofertim:

  • Operatorët ekonomik duhet te jenë të regjistruar si subjekte juridike
  • Duhet të dorëzohet certifikata e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin.
  • Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH-së, të dorëzojnë certifikatën e TVSH-së).
  • Oferta financiare duhet të jetë me TVSH.
  • PriBank është deklarues i TVSH-së. Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit të cilët janë deklarues të TVSH-së duhet që t’a listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së.
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH-në ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH-së është e përfshirë brenda çmimit.
  • Letër referencat.
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë tre muaj (90 ditë) nga dita e dorëzimit.
  • Çmimet kuotohen në Euro (€).
  • Kompania e përzgjedhur duhet të jetë e gatshme të ofrojë shërbimet në momentin qe kërkohet nga PriBank.

Informata shtesë:

PriBank mban të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë e kualifikuara për ofertim.

PriBank ka të drejtë të anulojë tenderin dhe/ose ndryshojë karakteristikat e tenderit dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.

Data e fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është 21.10.2026 në orën 16:00

Vëmendje:

Oferta duhet të dorëzohet fizikisht në zarf të mbyllur dhe e shënuar qartë:

  • Oferta: “005/10/2026- Supply of Enterprise Backup Servers”
  • Emri i kompanisë ofertuese:

PriBank, Rruga Xhevdet Doda, Kulla Dukagjini, kati 6, Prishtinë 10000.

Për pranimin e specifikacionin të tenderit dhe çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund t’a adresoni në email: [email protected]

005/10/2026 – Supply of Enterprise Backup Servers
PDF · 1 faqe
Shkarko PDF