Ref no: 005/10/2026
PriBank i fton të gjitha kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre për:
“Supply of Enterprise Backup Servers”
Kushtet për ofertim:
- Operatorët ekonomik duhet te jenë të regjistruar si subjekte juridike
- Duhet të dorëzohet certifikata e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH-së, të dorëzojnë certifikatën e TVSH-së).
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH.
- PriBank është deklarues i TVSH-së. Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit të cilët janë deklarues të TVSH-së duhet që t’a listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së.
- Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH-në ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH-së është e përfshirë brenda çmimit.
- Letër referencat.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë tre muaj (90 ditë) nga dita e dorëzimit.
- Çmimet kuotohen në Euro (€).
- Kompania e përzgjedhur duhet të jetë e gatshme të ofrojë shërbimet në momentin qe kërkohet nga PriBank.
Informata shtesë:
PriBank mban të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë e kualifikuara për ofertim.
PriBank ka të drejtë të anulojë tenderin dhe/ose ndryshojë karakteristikat e tenderit dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.
Data e fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar është 21.10.2026 në orën 16:00
Vëmendje:
Oferta duhet të dorëzohet fizikisht në zarf të mbyllur dhe e shënuar qartë:
- Oferta: “005/10/2026- Supply of Enterprise Backup Servers”
- Emri i kompanisë ofertuese:
PriBank, Rruga Xhevdet Doda, Kulla Dukagjini, kati 6, Prishtinë 10000.
Për pranimin e specifikacionin të tenderit dhe çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund t’a adresoni në email: [email protected]
