A jeni të interesuar të punoni në një ambient profesional bankar dhe të kontribuoni në mbrojtjen dhe sigurinë e sistemeve teknologjike?
PriBank shpall konkurs për pozitën Specialist i Sigurisë së Informacionit në kuadër të Departamentit të Sigurisë së Informacionit, në Zyrën Qendrore në Prishtinë.
Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për mbrojtjen e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, aplikacioneve dhe sistemeve informative të bankës, duke siguruar përputhshmëri me standardet e sigurisë dhe rregulloret në fuqi. Roli përfshin identifikimin dhe minimizimin e rreziqeve kibernetike, si dhe bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e TI-së dhe departamentet e tjera për zbatimin teknik të politikave të sigurisë.
Përshkrimi i punës:
Specialisti i Sigurisë së Informacionit është përgjegjës për mbrojtjen e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së të gjitha të dhënave, aplikacioneve dhe sistemeve informative.Ky rol duhet të siguron që çdo proces teknologjik të jetë në përputhje me standardet e sigurisë dhe rregulloret në fuqi, duke identifikuar dhe minimizuar rreziqet kibernetike për punonjësit dhe klientët e bankës. Përmes operacioneve ditore duhet të sigurohet trekëndëshi i sigurisë (CIA): Konfidencialitetin, Integritetin dhe Disponueshmërinë e të dhënave për të gjitha asetet digjitale të bankës. Po ashtu, ky rol shërben si urë lidhëse mes politikave të sigurisë dhe zbatimit të tyre teknik në bashkëpunim të ngushtë me departamentin e TI-së dhe departamentet tjera brenda bankës.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Monitoron dhe ofron asistencë në zbatimin e politikave dhe procedurave të sigurisë së informacionit.
- Monitoron dhe vlerëson rreziqet e sigurisë në sistemet aktuale dhe ato në zhvillim.
- Menaxhon incidentet e sigurisë dhe siguron reagimin në kohë ndaj tyre.
- Bashkëpunon me ekipet e TI-së për të siguruar zbatimin efikas të masave të sigurisë në sisteme.
- Organizon trajnime dhe aktivitete ndërgjegjësuese për stafin mbi çështjet e sigurisë së informacionit.
- Përditëson në vazhdimësi njohuritë mbi kërcënimet e reja dhe teknologjitë e fundit të sigurisë.
- Përgatit dhe raporton analizat e rrezikut dhe gjetjet e mundshme tek udhëheqësi.
- Ofron mbështetje ditore për konsultime rreth email-eve dhe aktiviteteve të dyshimta tek punonjësit.
- Pranon, analizon dhe trajton incidentet, problemet dhe kërkesat e sigurisë nga përdoruesit.
- Analizon log-et e sistemit dhe bashkëpunon me ekipet teknike për zgjidhjen e problemeve.
- Identifikon, analizon dhe prioritizon cenueshmëritë (vulnerabilities), duke i adresuar ato në departamentin e TI-së.
- Monitoron implementimin e ndryshimeve teknike sipas politikave të miratuara.
- Siguron, mirëmban dhe dokumenton në mënyrë të rregullt kontrollet e domosdoshme të sigurisë.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për çështje të sigurisë së informacionit.
- Raporton periodikisht mbi incidentet, problemet e identifikuara dhe përmirësimet e sistemeve.
- Respekton me përpikëri politikat dhe procedurat e përgjithshme të bankës.
- Përfshihet në hartimin dhe zbatimin e politikave të sigurisë të sigurisë së informacionit.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentin e TI-së dhe raporton rregullisht tek udhëheqësi i departamentit mbi statusin e sigurisë së informacionit (kibernetike) brenda bankës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike, Teknologji Informative, Siguri Kibernetike, ose fusha të ngjashme.
- Preferohen certifikata profesionale si CompTIA Security+, CEH (Certified Ethical Hacker), CCNA CyberOps dhe njohuri mbi standardin ISO 27001.
- Minimum 2 vite përvojë pune në sektorin bankar në operacionet e sigurisë, administrim sistemesh ose rrjetesh.
- Shkathtësi të larta analitike dhe vlerësuese.
- Aftësi në sistemet SIEM dhe threat hunting mekanizma.
- Aftësi shumë të mira komunikimi me përdoruesit dhe palët e interesit.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze (në të shkruar dhe folur).
- Aftësi të dëshmuara për punë ekipore në mjedise dinamike.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e përditësuar.
- Letër motivuese.
- Certifikata të trajnimeve relevante (preferohet).
- Referenca nga punët e kaluara.
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë dokumentet e aplikimit në [email protected] deri me datë 20 Shkurt 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
