Flakrim Zogaj është emëruar Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në PriBank në Shkurt 2025, ndërsa i është bashkuar PriBank në Maj të vitit 2022 si Udhëheqës i Departamentit të Riskut Kreditor e më vonë si Udhëheqës i Departamentit të Biznesit dhe Lizingut. Z. Zogaj ka qenë pjesë e ekipit të Bankës nga fillimi duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në themelimin dhe operimin e PriBank. Z. Zogaj ka punuar afër me Kryeshefin Ekzekutiv në krijimin e strategjisë për zhvillimin dhe zgjerimin e Biznesit të PriBank.
Z. Zogaj ka më shumë se një dekadë përvojë pune në sektorin bankar ku ka qenë Udhëheqës i Departamentit të NVM-ve në BPB dhe Sektor Menaxher i NVM-ve në BPB, Analist Kreditor për Korporata në kuadër të Riskut Kreditor në ProCredit Bank, Këshilltar për Klientë të Korporatave në kuadër të Departamentit të Biznesit në ProCredit Bank, dhe Analist i Korporatave në kuadër të Departamentit të Biznesit në TEB.
Z. Zogaj e ka të përfunduar MBA-në në “University of Staffordshire” në Britaninë e Madhe. Ai është i diplomuar edhe në Mid-Management Academy ProCredit në Fürth, Gjermani.
