Mbitërheqja
Mbiterheqja bankare për biznese është një linjë kredie e miratuar paraprakisht që ju lejon të tërhiqni fonde shtesë. Kjo zgjidhje ju ndihmon të menaxhoni më mirë luhatjet e përkohshme në fluksin e parave, duke mbajtur pagesat e furnitorëve, pagat e punonjësve dhe shpenzimet e tjera operative pa ndërprerje
Aplikimi për mbiterheqje bankare për biznesin tuaj është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë. Ju mund të na vizitoni në degët tona, të aplikoni përmes platformës sonë online ose të kontaktoni ekipin tonë të specializuar për zgjidhje financiare të personalizuara.