Arian Gegaj – Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv


Z. Arian Gegaj ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës dhe ka të përfunduara të gjitha provimet në nivelin Master në Banka dhe Financa. Shkollimin e tij e ka plotësuar edhe me shumë trajnime të tjera profesionale ndërkombëtare dhe vendore.

Z. Gegaj është emëruar Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv në PriBank në muajin korrik 2024 ndërsa i është bashkuar PriBank në Shkurt të vitit 2022 në pozitën e Zyrtarit Kryesor të Pajtueshmërisë dhe Sekretar i Bordit të Drejtorëve.

Z. Gegaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin dhe funksionalizimin e PriBank duke mbështetur CEO në këtë drejtim. Kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë në të gjitha fushat e bankës: Pajtueshmëri, AML, Burime Njerëzore, Ligjore, Mbrojtja e të Dhënave Personale, Operacioneve, IT, MIS, Administratës dhe Prokurimit dhe fusha të tjera.

Z. Gegaj ka një përvojë të larmishme në sektorin bankar dhe institucione të tjera financiare mbi 15 vjeçare dhe me 7 vite të tjera në biznes privat. Z. Gegaj ka qenë Udhëheqës i Departamentit të Pajtueshmërisë së Përgjithshme në Banka Ekonomike, Menaxher i Sektorit të Pajtueshmërisë dhe Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në BPB, Specialist i AML-së në BKT, Zyrtar i Financave në Factor Leasing dhe Asistent Financiar në KosInvest si dhe funksione të tjera në biznese dhe OJQ. Z.Gegaj ka përvojë edhe si kontabilist dhe ligjërues i kontabilitetit.

Z. Gegaj ka qenë themelues i funksionit të pajtueshmërisë rregullative në sektorin bankar dhe ka qenë Kryetari i Komitetit të Pajtueshmërisë në Shoqatën e Bankave.

,

Leave a Reply