Njoftim për tender


FTESË PËR OFERTË


Furnizim me: Paisje te IT-se
Te nderuar,

  • Kemi nderin të ju ftojmë për kuotim lidhur me shërbimet e përshkruara më lartë.
  • Afati i fundit për dorëzimin e ofertës së kompletuar në bankë është 14.02.2024 deri ne ora 13:00.
  • Oferta duhet të jetë e mbyllur në zarf dhe e shënuar qartë lidhur me subjektin (qëllimin) e lartëcekur dhe
    duhet te dorezohet në zyrën tonë dhe në adresën e poshtëshënuar në recepcion.
  • Në rast se oferta juaj dorëzohet e hapur (e-mail, fax ose në ndonjë mënyrë tjetër), oferta nuk do të
    konsiderohet e vlefshme.
  • Oferta juaj duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe duhet të shoqërohet me dokumentacionin e nevojshëm
    ligjor si edhe një prezantim të shkurtër të kompanisë suaj në këtë fushë.
  • Oferta juaj duhet të jetë e vulosur dhe e nënshkruar.
  • Për kërkesat teknike ju lutem na shkruani ne email adresen [email protected] .
  • Banka do të ju njoftojë me shkrim në e-mail adresën tuaj nëse ju jeni fitues apo jo për këtë kërkesë të
    bankës.
    Kërkesat minimale:
  • Banka është deklarues i TVSH-së. Të gjitha çmimet e ofruara nga ofertuesit të cilët janë deklarues të
    TVSH-së duhet që ta listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së, ndërsa ofertuesit që nuk janë deklarues të
    TVSH-së (bëjne shitje të përjashtuar nga TVSH-ja), nuk duhet të listojnë ndarazi vlerën e TVSH-së.
  • Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH-në ndarazi,do të nënkuptohet se vlera e TVSH-së është
    e përfshirë mbrenda çmimit.
  • Çmimet kuotohen në Euro (€).
  • Vleshmëria e ofertës duhet të jetë tre muaj (90 ditë) nga dita e dorëzimit.
  • Ofertuesi duhet të ketë referenca mbi punët e ngjashme dhe të ketë stafin profesional.
  • Ofertuesi duhet të specifikojë qartë afatin e liferimit pas marrjes së porosisë me shkrim nga banka.
  • Kompania ofertuese duhet të specifikojë qartë afatin e garancionit që ofron.
  • Banka gëzon të drejtën e përzgjedhjes së një apo më shumë kontraktoreve per përmbushjen e
    nevojave te saj, bazuar ne vlerësimin e ofertave financiare dhe teknike te ofertave te pranuara nga
    kompanitë pjesemarrese.
  • Çmimet ofertuese duhet të jenë fikse dhe do të mbeten të pandryshuara deri në përfundim të kontratës
    një vjeçare.
  • Banka mban të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë e kualifikuara për ofertim.
  • Kompania ofertuese mund të bashkangjesë edhe dokumente shtesë, të cilat mendon se do ta
    qartësonin më mire ofertën e tyre.
  • Asnjë shpenzim që e bëni gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të kuotimit të çmimit nuk do të ju
    kompensohet.
  • Banka ka të drejtë të anulojë tenderin dhe/ose ndryshojë karakteristikat e tenderit dhe ti ftojë
    pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.
  • Kontrata do të nënshkruhet për periudhen prej 12 muaj, me mundesi te vazhdimit edhe per 12 muaj
    shtesë. Kontrata do të nënshkruhet me kompaninë ofertuese që ofron kushtet më të mira për bankën.
    Çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: [email protected]

Për ta shkarkuar dokumentin, kliko këtu.