Sherbimet Elektronike


E-Banking

Shërbimi elektronik E-banking është një mënyrë moderne dhe e sigurtë për të menaxhuar llogarinë tuaj bankare dhe për të kryer transaksione financiare nëpërmjet internetit 24/7.

Disa nga veprimet që mund të kryheni përmes shërbimit E-banking janë:

  1. Shikimi i bilancit të llogarive tuaja
  2. Kontrollimi i transaksioneve të fundit
  3. Gjenerimi i gjendjes së llogarisë tuaj për një periudhe të caktuar,
  4. Transferimi i parave brenda llogarive tuaja
  5. Transferimi i parave brenda bankës,
  6. Transfere kombëtare apo transfere në bankat e tjera në Kosovë
  7. Transfere ndërkombëtare
  8. Pagesa të ndryshme si pagesat e ATK-së, doganës, komunale etj.

Për më shumë informata vizitoni njërën nga degët e PriBank, aplikoni online apo edhe na kontaktoni në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 74 77 77.

M-Banking

Me M-banking ju keni bankën me vete kudo dhe ne çdo kohe!M-Banking është një aplikacion i avancuar që PriBank ofron për klientët e saj.

Përmes M-Banking ju mund të kryeni transaksione financiare dhe të menaxhoni llogaritë tuaja nga telefoni juaj shpejtë dhe në menyrë shumë të sigurtë!

Disa nga veprimet që mund të kryheni përmes shërbimit e-banking janë:

  1. Shikimi i bilancit të llogarive tuaja
  2. Kontrollimi i transaksioneve të fundit
  3. Transferimi i parave brenda llogarive tuaja
  4. Transferimi i parave brenda bankës,
  5. Trasnfere kombëtare apo transfere në bankat e tjera në Kosovë
  6. Pagesa të ndryshme si ato komunale etj.

Për më shumë informata vizitoni njërën nga degët e PriBank, aplikoni online apo edhe na kontaktoni në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 74 77 77.