Llogaria rrjedhëse
Hapja e llogarisë rrjedhëse në PriBank është hapi juaj i parë drejt një pervoje të re financare.
Përmes llogarisë tuaj ju mund të menaxhoni të hyrat tuaja me lehtësi dhe efikasitet, mund të pranoni pagën, të hyrat nga qeraja apo edhe të hyra të tjera personale.
Në PriBank mund të hapin llogari klientët rezident dhe jo rezident, në valutën Euro apo valuta të tjera.
Dokumentet e nevojshme për hapjen e llogarisë janë:
– Letërnjoftimi apo Pasaporta valide
– Fatura publike jo më e vjetër se 6 muaj (e cila dëshmon adresën tuaj të banimit)
Për të hapur llogarinë vizitoni njërën nga degët e PriBank ose aplikoni online
Llogaria rrjedhëse për klientë jo-pagamarrës
Llogaria Rrjedhëse për Klientë Jo-Pagamarrës në PriBank është mundësia më e mirë për të menaxhuar mjetet tuaja nëse nuk merrni pagë të rregullt por pranoni të hyra të tjera jo të rregullta.
Dokumentet e nevojshme për hapjen e llogarisë janë:
– Letërnjoftimi apo Pasaporta valide
– Fatura publike jo më e vjetër se 6 muaj (e cila dëshmon adresën tuaj të banimit)
Për të hapur llogarinë vizitoni njërën nga degët e PriBank ose aplikoni online
Llogaria e kursimit
Hapja e Llogarisë së Kursimeve në PriBank është e thjeshtë, e lehtë dhe një zgjidhje e shkëlqyeshme për të rritur kursimet tuaja dhe për të planifikuar për të ardhmen.
Ne kujdesemi për paratë tuaja dhe ju japim mundësinë për të rritur kursimet tuaja me interesin që kreditohet në baza vjetore.
Dokumentet e nevojshme për hapjen e llogarisë janë:
– Letërnjoftimi apo Pasaporta valide
– Fatura publike jo më e vjetër se 6 muaj (e cila dëshmon adresën tuaj të banimit)
Për të hapur llogarinë vizitoni njërën nga degët e PriBank ose aplikoni online
Llogaria e kursimit për femijë
PriBank kujdeset për të ardhmen e fëmijëve tuaj!
Llogaria e Kursimit për Femijë është një zgjidhje e mrekullueshme për të ndërtuar një bazë financiare të qëndrueshme për fëmijët tuaj. Me këtë llogari, ju krijoni një mjet të fuqishëm për të mbledhur dhe rritur kursimet për femijët tuaj për të ju shërbyer në të ardhmen për pagesat e shkollës, universitetit, ose për të krijuar një fond të sigurt për fëmijët tuaj.
Dokumentet e nevojshme për hapjen e llogarisë janë:
– Letërnjoftimi apo Pasaporta valide e prindit ose kujdestarit ligjor
– Fatura publike jo më e vjetër se 6 muaj (e cila dëshmon adresën tuaj të banimit)
– Certifikata e lindjes për fëmiun
Për të hapur llogarinë vizitoni njërën nga degët e PriBank ose aplikoni online
Kartela e Debitit
Kartela e Debitit ju mundëson të keni qasje të shpejtë në fondet tuaja përmes bankomateve të bankës sonë ose të bankave të tjera në mbarë botën.
Kartela e debitit ju jep mundësinë për të pasur akses të menjëhershëm në paratë tuaja në llogarinë tuaj bankare, të tërhiqni para, të depononi por edhe të kryeni transaksione financiare në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë në çdo kohë dhe në çdo vend. Ju mund të bëni blerje të sigurta në internet dhe në dyqane, duke përdorur një PIN të personalizuar apo edhe pa kontakt.
Me kartelën e debitit ju menaxhoni fondet tuaja në mënyrë të lehtë dhe të sigurtë.
Për të aplikuar për kartelën e debitit ju lutem vizitoni njërën nga degët e PriBank.
Kartela e Kreditit
Përfitoni fleksibilitet të jashtëzakonshëm financiar duke u pajisur me kredit kartelë.
Kredit kartela në Pribank ju ofron një limit të caktuar kreditor, të cilin mund ta përdoni të bëni blerje ose tërheqje parash në këtë limit të lejuar.
Kredit kartela e Pribank ju jep fleksibilitet në mënyrën se si paguani detyrimin tuaj mujor. Duke ju ofruar opsionin për të përshtatur pagesën sipas mundësive tuaja financiare, ju mund të zgjidhni të paguani këstin mujor ose detyrimin total të kartelës tuaj.
Dokumentet e nevojshme për aplikimin për kredit kartelë janë:
– Letërnjoftimi apo Pasaporta valide
– Kontrata e punës
– Gjendja e llogarisë (6 muajt e fundit)
Për aplikim vizitoni njërën nga degët e PriBank ose aplikoni online