Kreditë


Kredi Personale

Me kredi personale ju mund të realizoni qellimet tuaja, si blerjen e një automjeti, renovimin e banesës, shpenzimet mjekësore, studimet e larta, ose çdo projekt tjetër personal që ju keni në plan. Kjo lloj kredie ju jep fleksibilitet për të përdorur paratë në mënyrën që ju dëshironi, pa ndërhyrje ose kufizime të veçanta nga banka.

Karakteristikat e kredisë personale janë :

– Shuma e kredisë nga 500€ – 20,000€

– Maturiteti deri në 96 Muaj

– Dokumentet bazike të nevojshme për aplikim janë:

– Letërnjoftimi apo pasaporta valide

– Kontrata e punës

– Gjendja e llogarisë (6 muajt e fundit)

Për më shumë informata vizitoni njërën nga degët e PriBank, aplikoni online apo edhe na kontaktoni në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 74 77 77.

Kredi për Blerjen e patundshmërisë

Merrni kredi për blerjen e patundshmërisë në PriBank dhe bleni pronën tuaj të ëndrrave.

Kredi e përballueshme dhe kushte të favorshme, duke ju ndihmuar t’i bëni dëshirat tuaja realitet.

PriBank ju ofron një eksperiencë unike dhe të shpejtë në çdo fazë të procesit të kredisë.

Karakteristikat e kredisë personale janë :

Shuma maksimale e kredisë 300,000€

Maturiteti deri në 180/240 Muaj

Dokumentet bazike të nevojshme për aplikim janë:

Letërnjoftimi apo pasaporta valide

Kontrata e punës

Gjendja e llogarisë (6 muajt e fundit)

Për më shumë informata vizitoni njërën nga degët e PriBank, aplikoni online apo edhe na kontaktoni në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 74 77 77.

Kredi e mbuluar me kesh

Kredia e mbuluar me kesh është produkt kreditor i mundësuar për klientët të cilët kanë depozita ose dëshirojnë t’i sjellin ato në PriBank. Kredia e mbuluar me kesh ofrohet me norma më të ulëta të interesit krahasuar me kreditë e tjera.

Përveç kësaj, kjo kredi ju lejon të ruani paratë tuaja, duke i investuar ato në një depozitë me afat dhe njëkohësisht përfitoni mundësinë e financimit me kredi duke përzgjedhur një afat të përshtatshëm kthimi dhe pagesa të rregullta mujore apo edhe plan pagese jo të rregullt.

Për më shumë informata vizitoni njërën nga degët e PriBank, aplikoni online apo edhe na kontaktoni në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 74 77 77

Kredi për blerjen e veturës me Lizing

Bleni veturën me Lizing-un e PriBank dhe paguani një shumë të caktuar çdo muaj për një periudhë të përcaktuar kohore, që ju ndihmon të planifikoni dhe të menaxhoni më mirë financat tuaja. Kjo lloj kredie ju jep mundësinë të bleni veturë të re apo të përdorur, varësisht nga nevoja dhe zgjedhja juaj!

Për më shumë informata vizitoni njërën nga degët e PriBank, aplikoni online apo edhe na kontaktoni në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 74 77 77.

Kredi për blerjen e veturës me Lizing

Bleni veturën me Lizing-un e PriBank dhe paguani një shumë të caktuar çdo muaj për një periudhë të përcaktuar kohore, që ju ndihmon të planifikoni dhe të menaxhoni më mirë financat tuaja. Kjo lloj kredie ju jep mundësinë të bleni veturë të re apo të përdorur, varësisht nga nevoja dhe zgjedhja juaj!

Për më shumë informata vizitoni njërën nga degët e PriBank, aplikoni online apo edhe na kontaktoni në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 74 77 77.

Mbiterheqja

Shmangni situata të vështira financiare dhe sigurohuni që transaksionet tuaja të realizohen me sukses!

Mbitërheqja ju mundëson që në një limit të lejuar nga banka ju të mund të shfrytëzoni shumën e caktuar, duke tërhequr më shumë se shuma e disponueshme në llogarinë tuaj rrjedhëse.

Mjetet nga mbitërheqja mund t’i shfrytëzoni si para të gatshme, për realizimin e pagesave të ndryshme përmes transferit të mjeteve apo edhe blerje në dyqane ose online.