Fatos Krasniqi – Anëtar


Z. Fatos Krasniqi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i PriBank në Dhjetor 2021. Z. Krasniqi vjen nga industria bankare me përvojë mbi 19 vjeçare, ku kultivoi një karrierë të bujshme në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe udhëheqjes me theks të veçantë në zhvillim biznesi, menaxhim projektesh, menaxhim të degëve dhe menaxhim të resurseve humane. Paraprakisht z. Krasniqi udhëhoqi një biznes privat për 9 vite dhe pastaj punoi si Udhëheqës i Logjistikës për IOM (International Organization for Migration) për afër 5 vite.  

Gjatë karrierës në Raiffeisen Bank, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse në degë: Menaxher Rajonal i Prishtinës, Menaxher Rajonal i Prizrenit dhe Menaxher i Kredive NVM për Rajonin e Prishtinës, si dhe në zyrën qendrore: Udhëheqës i Departmentit të NVM-ve dhe Departamentit për Mikro Biznese. Gjatë 14 viteve ne Raiffeisen Bank, z. Krasniqi fitoi përvojë të konsiderueshme në të dy anët e bankës duke përvetësuar hartimin e politikave dhe strategjive nga njëra anë dhe ekzekutimin efikas të të njëjtave nga ana tjetër.

Z. Krasniqi ka punuar si Kryeshef Ekzekutiv në Bankën Ekonomike dhe ka udhëhequr me shumë sukses këtë institucion në vitet 2018-2020.

Z. Krasniqi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike dhe për Ekonomi, ndërsa mban edhe gradën Master në Menaxhment dhe Financa. Z. Krasniqi aktualisht është në përfundim të Disertacionit të Doktoratës pranë Univerzitetit “St Klement Ohridski” në Manastir, Maqedoni.