Misioni
Misioni i Bankës është të promovojë ekonominë e qëndrueshme të vendit duke ndikuar në mirëqenie më të mirë për të gjithë, nëpërmjet financimeve që nxisin rritje dhe përfitime ekonomike. PriBank është e orientuar drejt klientëve individualë dhe në veçanti ndaj klientëve MSME, duke ju ofruar shërbime bankare inovative dhe të përshtatshme.
Visioni
Ne synojmë të jemi zgjedhja e parë dhe më e përshtatshme e të bërit bankim për klientët individual dhe MSME. Si bankë me staf me përvojë të gjatë bankare vendore dhe ndërkombëtare, përkushtimi ynë do të jetë që nëpërmjet shërbimeve inovative të krijojmë vlerë të shtuar për klientët tanë. Vëmendje e veçantë do të ketë cilësia e portofolit kreditor, duke e bërë bankën tonë një vend të besueshëm për klientët tanë dhe në të njejtën kohë bankë të qëndrueshme për aksionarët tanë.