Luljeta Plakolli Kasumi – Anëtare


Znj.Luljeta Plakolli-Kasumi është ligjeruese ne katedrën civile të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në lendët e të drejtës së pronesisë intelektuale, të drejtës tregtare dhe kontraktore , arbitrazhit dhe metodave  të tjera alternative të zgjidhjes së kontesteve. Studimet themelore dhe ato të doktoratës i ka përfunduar në universitetin ku edhe punon, ndërsa ato të magjistratuës në University of Pittsburgh School of Law.

Znj. Plakolli-Kasumi ka punuar për afër 14 vite për Zyrën e Këshillit të Evropës, dhe ka qenë edhe Menaxhere Ligjore në Departamentin për Çështje Tatimore dhe Ligjore në Deloitte Kosova. Ka ushtruar edhe disa pozita menaxheriale në kuadër të Fakultetit Juridik dhe në nivel të Universitetit të Prishtinës, dhe ka shërbyer si eksperte ne fushën e të drejtës komerciale dhe të sundimit të ligjit në shumë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, USAID, UNDP dhe donator të tjerë.


Leave a Reply