Fatos Krasniqi – Kryeshef Ekzekutiv


Z. Fatos Krasniqi u emërua Kryeshef Ekzekutiv i PriBank në dhjetor 2021. Me mbi 21 vjet përvojë në banka dhe një sfond të larmishëm profesional, z. Krasniqi sjell një lidership të provuar dhe ekspertizë të thellë në zhvillimin e biznesit, menaxhimin e projekteve, operacionet bankare dhe menaxhimin e njerëzve dhe resurseve.

Përpara se të hynte në sektorin bankar, z. Krasniqi menaxhoi me sukses një biznes privat për nëntë vjet dhe më vonë shërbeu si Shef i Logjistikës në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) për gati pesë vjet, duke zgjeruar më tej përvojën e tij ndërkombëtare dhe organizative.

Në Raiffeisen Bank, ku shërbeu për 14 vjet, Z. Krasniqi mbajti disa role kyçe udhëheqëse, duke përfshirë pozitat e Menaxherit Rajonal të Prishtinës, Menaxherit Rajonal të Prizrenit, Menaxherit të Kredive për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme për Rajonin e Prishtinës dhe më vonë, Udhëheqës i Departamentit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe Udhëheqës i Departamentit të

Mikrobiznesit në Zyrën Qendrore. Këto role i mundësuan atij të fitonte ekspertizë të gjerë si në zhvillimin e politikave strategjike ashtu edhe në ekzekutimin e operacioneve.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, z. Krasniqi shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, ku dha rezultate të shkëlqyera, duke përfshirë rritjen e ndjeshme të depozitave, kredive dhe neto profitit. Ai gjithashtu forcoi kualitetin e portfolios kreditore të bankës, ristrukturoi departamentet e biznesit, lansoi njësi të reja të biznesit (Premium Banking dhe Lizing), përmirësoi proceset e brendshme dhe përmirësoi tutje reputacionin e institucionit në treg.

Z. Krasniqi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike dhe për Ekonomi. Z. Krasniqi ka një diplomë Master në Menaxhment dhe Financa, dhe aktualisht është duke përfunduar Disertacionin e Doktoratës në Universitetin e “St Klement Ohridski” në Manastir, Maqedoni e Veriut. Z. Krasniqi ka marrë pjesë në më shumë se 80 trajnime profesionale, konferenca dhe shkëmbime përvojash në institucionet eminente bankare në Evropë, duke fituar njohuri të vlefshme nga institucione kryesore ndërkombëtare bankare.

Me mbi 35 vjet përvojë profesionale në ndërmarrje private, organizata ndërkombëtare dhe banka lokale dhe ndërkombëtare, Z. Krasniqi kombinon vizionin strategjik me përsosmërinë operacionale, duke e bërë atë një lider shumë të arrirë në sektorin bankar.

,

Leave a Reply