Fatos Krasniqi – Kryeshef Ekzekutiv


Z.Fatos Krasniqi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i PriBank në Dhjetor 2021. Z. Krasniqi vjen nga industria bankare me përvojë mbi 18 vjeçare, ku kultivoi një karrierë të bujshme në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe udhëheqjes me theks të veçantë në zhvillim biznesi, menaxhim projektesh, menaxhim i degëve dhe menaxhim i resurseve humane. Paraprakisht ai udhëhoqi një biznes privat për 9 vite dhe pastaj punoi si Udhëheqës i Logjistikës për IOM (International Organization for Migration) për afër 5 vite, gjë që i’a pasuroi tutje diversitetin e përvojës.  

Gjatë karrierës në Raiffeisen Bank, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse në degë: Menaxher Rajonal i Prishtinës, Menaxher Rajonal i Prizrenit dhe Menaxher i Kredive NVM për Rajonin e Prishtinës, si dhe në zyrën qendrore: Udhëheqës i Departmentit të NVM-ve dhe Departamentit për Mikro Biznese. Gjatë 14 viteve ne Raiffeisen Bank, z. Krasniqi fitoi përvojë të konsiderueshme në të dy anët e bankës duke përvetësuar hartimin e politikave dhe strategjive nga njëra anë dhe ekzekutimin efikas të të njëjtave nga ana tjetër.

Z. Krasniqi ka punuar si Kryeshef Ekzekutiv në Bankën Ekonomike dhe ka udhëhequr me shumë sukses këtë institucion në vitet 2018-2020. Gjatë kësaj periudhe, z. Krasniqi ka treguar rezultate kulminante në aspektin e rritjes së portfolios së depozitave, rritjes së portfolios kreditore, rritjes së net profitit të bankës, përmirësimit të kualitetit të portfolios, strukturimit të Departamenteve të Biznesit dhe hapjen e dy Departamenteve të reja në Biznes (Premium dhe Lizing), ri-dizajnimin e proceseve brenda bankës, si dhe konsolidimin dhe ngritjen e reputacionit të bankës.

Z. Krasniqi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike dhe për Ekonomi, ndërsa mban edhe gradën Master në Menaxhment dhe Financa. Z. Krasniqi aktualisht është në përfundim të Disertacionit të Doktoratës pranë Univerzitetit “St Klement Ohridski” në Manastir, Maqedoni. Z. Krasniqi ka ndjekur mbi 80 trajnime si në vend ashtu edhe në Ballkan dhe Evropë. Gjatë punës 32 vjeçare në biznes privat, organizatë qeveritare ndërkombëtare dhe në 2 institucione bankare ndërkombëtare dhe lokale, z. Krasniqi ka ndjekur trajnime, konferenca, seminare dhe ka bërë vizita e shkëmbime përvojash në bankat dhe institucionet eminente bankare në Evropë ku edhe ka marrë përvojën e duhur në menaxhim bankar.

,

Leave a Reply