Blerim Azemi – Nënkryetar


Z.Blerim Azemi është ekonomist i Diplomuar – Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës. Teknik Kontabiliteti i certifikuar nga ShKÇAK-SCAAK- Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës.
Certifikatat nga ECDL, AUK – Universiteti Amerikan në Kosovë, BPC, IDEA. Është njëri prej themeluesve dhe anëtar nderi i Institutit AAB, shoqatë profesionale e kontabilitetit dhe auditimit. Që nga viti 2004 ka punuar me financa dhe kontabilitet, ndërsa nga viti 2007, Z.Azemi ka themeluar kompaninë e tij “Accounting House – Shpija e Kontabilitetit”, duke ofruar shërbime financiare, kontabiliteti, shërbime të taksave, planeve të biznesit etj.

Bashkëvepron me korporatat më të mëdha dhe me mbi 100 klientë brenda Republikës së Kosovës dhe jashtë vendit. Falë aftësisë së tij profesionale, Z.Azemi u emërua si Drejtor Financiar i më shumë se 3 kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare të pranishme në Kosovë. Gjithashtu ka udhëhequr ekipe profesionale që kanë kaluar me sukses proceset e akreditimit dhe licencimit. Nga themelimi i Kompanisë së Sigurimeve PRISIG Sh.a., Z.Azemi mban pozitën e Drejtorit Financiar.


Leave a Reply