Besarb Blakaj – Kryetar


Studimet Postdiplomike MBA në Technische Universität Vienë, diplomuar BA i Sigurimeve, diplomuar me titullin Dip. CII nga Chartered Insurance Institute dhe trajnime profesionale në Malta International Training Center MITC. Në vitin 2019 mori gradën Master i Arteve në Menaxhment, me specializimin Menaxhim i Sigurimeve, ndërsa aktualisht është PhD kandidat. Me përvojë pune mbi 21 vite në industrinë e sigurimeve e financiare, gjatë së cilës kohë ka udhëhequr projektin e transformimit të menaxhimit nga stafi ndërkombëtar në atë lokal në Kompaninë e Sigurimeve Siguria (2001-2003). Gjithashtu ka drejtuar Departamentin e Marrjes në Sigurim dhe Departamentin e Shitjes si Drejtor Ekzekutiv i Shitjes në Kompaninë e Sigurimeve Dukagjini (2003-2008).

Më 2004 Besarb Blakaj si një nga themeluesit, ka qenë anëtar i Bordit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham Kosova), si dhe në 2007 ishte anëtar i Institutit të Sigurimeve Chartered Insurance Institute, Londër. Besarb Blakaj mbajti postin e partnerit udhëheqës në kompaninë Global LTD (2008-2015). Përgjatë viteve 2016-2022 ka qenë anëtar i bordit të Institutit AAB për kontabilistë dhe auditorë të çertifikuar. Është anëtar i Bordit Industrial të Kolegjit AAB.

Që nga themelimi në vitin 2014 dhe aktualisht Besarb Blakaj mban titullin Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë së Sigurimeve PRISIG Sh.A.


Leave a Reply