Albana Shala Bunjaku – Anëtare


Znj. Albana Shala Bunjaku ka përfunduar studimet në nivelin Bachelor dhe Master në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Është e çertifikuar si Vlerësuese e pronave të paluajtshme,shkalla e parë A.

Znj. Shala Bunjaku ka përvojë pune si kontabiliste për disa vite në kompani private, ndërsa nga viti 2009 deri në Janar të vitit 2017 ka punuar si Koordinatore e zyrës për vlerësimin e pronave të paluajtshme në kuadër të Ministrisë së financave, punës dhe transfereve, pastaj është promovuar ne Zyrtare e Lartë për vlerësimin e pronës së paluajtshme ku ka punuar deri në Shkurt të vitit 2022. Ndërkohë Znj.Shala Bunjaku ka qenë e angazhuar gjithashtu edhe si Anëtare e Komitetit të Auditimit në kuadër të Ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës.

Nga muaji Mars 2022 Znj. Shala Bunjaku është emëruar si Zëvendës drejtoreshë e Departamentit të tatimit në pronë në kuadër të Ministrisë së financave, punës dhe transfereve, njëkohësisht është edhe Kryesuese e Këshillit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesëve të Pronave të Paluajtshme.


Leave a Reply