PriBank sjell pagesat e menjëhershme përmes sistemit TIPS-K


Nga 27 nëntori 2026, PriBank bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta TIPS-K, të funksionalizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, duke u mundësuar klientëve të realizojnë transfere ndërbankare brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Përmes shërbimeve elektronike  e/m- banking të PriBank, klientët individualë dhe bizneset mund të dërgojnë dhe pranojnë mjete në kohë reale, duke përfituar nga shpejtësia, lehtësia dhe qasja e vazhdueshme në fondet e tyre.

Për pagesat e shpejta aplikohen tarifat si në vijim:

  • Transferet deri në 300 €: Pa pagesë gjatë tre muajve të parë të operimit. Më pas, tarifa do të jetë 0.05 € për transfer.
  • Transferet mbi 300 € deri në 3,000 €: Tarifë maksimale prej 0.15 € për transfer.

Gjatë fazës fillestare, limiti maksimal për një transfer do të jetë 3,000 €, me mundësi zgjerimi në fazat e ardhshme, sipas planit të BQK-së.


Aktivizimi i sistemit nis më 27 nëntor 2026, me kyçjen graduale të bankave pjesëmarrëse. Procesi pritet të përfundojë më 23 shkurt 2027, kur parashihet të gjitha bankat të jenë pjesë e sistemit.

Tarifat e reja për transferet përkatëse hyjnë në fuqi më 23 nëntor 2026 dhe zbatohen nga të gjitha bankat, pavarësisht fazës së kyçjes në sistem.


Pjesëmarrja në TIPS-K është një tjetër hap në përkushtimin e PriBank për të ofruar shërbime bankare moderne, të shpejta dhe të përshtatshme për nevojat e klientëve.

Për informata shtesë rreth funksionimit të pagesave të shpejta dhe kushteve të shërbimit, kontaktoni Qendrën e Kontaktit të PriBank në +383 38 747 777 ose vizitoni degën më të afërt të bankës.