PriBank shpall konkurs për pozitën Këshilltar për Klientë Mikro në kuadër të Departamentit të Biznesit dhe Lizingut.
Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e portofolit të klientëve mikro, duke siguruar ofrimin e shërbimeve profesionale dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me ta.
Përshkrimi i punës:
Këshilltari/rja për Klientë Mikro është përgjegjës/e për menaxhimin dhe monitorimin e portofolit të klientëve që i janë caktuar, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me ta.
Kjo pozitë përbën një funksion kyç në degë, pasi ka për qëllim ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët e biznesit të linjës mikro — si me klientët ekzistues, ashtu edhe me klientët e rinj. Këshilltari identifikon nevojat e tyre për produkte dhe shërbime bankare dhe punon në mënyrë të vazhdueshme për realizimin e objektivave të përcaktuara nga banka.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon dhe monitoron portofolin e klientëve të linjes mikro.
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie profesionale dhe afatgjata me klientët.
- Identifikon nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhje përmes produkteve dhe shërbimeve bankare.
- Trajton kërkesat për financim përmes produkteve kreditore.
- Vlerëson kapacitetin financiar dhe aftësinë paguese të klientëve.
- Përgatit analiza financiare dhe i prezanton ato pranë Komitetit të Kredisë të bankës.
- Punon në mënyrë aktive për arritjen e objektivave individuale dhe të degës.
Kualifikimet dhe përvoja:
- Të ketë Diplomë universitare në ekonomi, banka, financa dhe kontabilitet;
- Të ketë shkathtësi analitike dhe vlerësuese;
- Të ketë përvojë pune në pozita të ngjashme, përparësi do të kenë kandidatët që kanë përvojë në sektorin financiar.
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
- Aftësi për punë ekipore
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e përditësuar;
- Letër motivuese;
- Certifikata të trajnimeve relevante (nëse ka).
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë dokumentet e aplikimit në [email protected] deri me datë 14 Nëntor 2025.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
