Siguri më e lartë në E-Banking me M-Token
Të nderuar klientë,
Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të sigurisë dhe teknologjisë digjitale, PriBank do të përdorë një mënyrë të re dhe më të sigurt të kyçjes në shërbimet E-Banking, duke filluar nga data 15 Shtator 2025.
Çfarë është M-Token?
M-Token është një aplikacion i veçantë i sigurisë që krijon një kod të njëhershëm (OTP) për identifikim dhe autorizim të transaksioneve tuaja.
Nga 15 Shtatori, gjatë çdo kyçjeje në E-Banking, do t’ju kërkohen:
- Emri i përdoruesit tuaj
- Fjalëkalimi
- Kodi i njëhershëm (OTP), i cili do t’ju shfaqet në aplikacionin PriBank M-Token
Ky kod ndryshon vazhdimisht dhe siguron që vetëm ju të keni qasje në llogarinë tuaj, duke eliminuar rrezikun nga hyrjet e paautorizuara.
Çfarë duhet të bëni?
- Klientët ekzistues vazhdojnë të përdorin aplikacionin ekzistues të M-Token që kanë tashmë, ndërsa klientët e rinjë mund ta shkarkojnë aplikacionin PriBank Mtoken në Play Store ose App Store.
- Përdorni kodin e njëhershëm që e gjeneron aplikacioni M-Token, sa herë që dëshironi të kyçeni në E-Banking dhe realizoni transaksione bankare.
Për më shumë informata dhe ndihmë, ju lutemi kontaktoni këshilltarin tuaj përgjegjës ose vizitoni degën më të afërt të PriBank.
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar:
- Email: [email protected]
- Telefon: 038 74 77 77
- Thirrje pa pagesë: 0800 74 777
Faleminderit që na besoni!
PriBank – Prijmë bashkë
