PriBank shpall konkurs për pozitën Administrator i Sistemit në kuadër të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit (IT).
Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për administrimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës Windows dhe sistemeve të tjera kritike për funksionimin e bankës, duke siguruar një mjedis të qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
· Administrimi i serverëve Windows (Active Directory, DNS, DHCP, file servers, etj.);
· Administrimi i platformës së virtualizimit VMware;
· Monitorimi dhe mirëmbajtja e performancës së sistemeve dhe shërbimeve;
· Menaxhimi i përdoruesve dhe grupeve në Active Directory, si dhe konfigurimi i Group Policy;
· Instalimi i updates, patches dhe upgrades për serverët, VMware dhe Veeam;
· Menaxhimi i backup dhe rikuperimi i të dhënave përmes Veeam;
· Administrimi dhe konfigurimi i Microsoft IIS;
· Ruajtja e sigurisë së sistemit dhe raportimi i problemeve eventuale;
· Dokumentimi dhe raportimi i rregullt i aktiviteteve teknike;
· Bashkëpunimi me ekipin e IT-së dhe departamentet përkatëse për zgjidhjen e kërkesave teknike.
Kualifikimet dhe përvoja:
· Diplomë universitare (Bachelor) në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike apo fusha të ngjashme;
· Përvojë pune në pozitë të ngjashme si Administrator Sistemi;
· Përvoja në institucione financiare konsiderohet përparësi;
· Njohuri të avancuara në Windows Server, Active Directory, DNS, DHCP dhe Group Policy;
· Njohuri praktike në VMware (vSphere, ESXi, vCenter);
· Përvojë në përdorimin dhe administrimin e Veeam Backup & Replication;
· Përvojë në instalimin dhe menaxhimin e përditësimeve dhe përmirësimeve (patches/updates/upgrades) për serverë dhe aplikacione të virtualizimit;
· Njohuri bazë të rrjeteve kompjuterike (TCP/IP, VLAN, Firewall);
· Certifikatat relevante si Microsoft, VMware apo Veeam janë të mirëpritura;
· Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe punën në ekip.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
· CV e përditësuar;
· Letër motivuese;
· Certifikata të trajnimeve relevante (nëse ka).
Aplikimi: Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë dokumentet e aplikimit në [email protected] deri më 10 gusht 2025.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.
